Pyetjet e Shpeshta për LineDesk

Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme mbi mënyrën se si LineDesk thjeshton menaxhimin e detyrave dhe kërkesave.

Hapat e parë me LineDesk

Mësoni bazat për të filluar përdorimin e LineDesk. Ky seksion ofron udhëzime të shpejta për krijimin e tiketave, monitorimin e statusit, dhe menaxhimin e përditshëm të platformës.

Për të kyçur, vizitoni platformën nëpërmjet shfletuesit tuaj, shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe klikoni "Kyçu."

Klikoni në menu te Tiketat, pastaj zgjidhni opsionin "Krijo Tiketë të Re." Plotësoni detajet si përshkrimi, kategoria dhe prioriteti, dhe ruani ndryshimet.

Përdorni Kalendarin e Tiketave, ku mund të shihni statusin dhe përparimin e të gjitha tiketave të hapura.

Tiketa regjistrohet automatikisht në sistem, i caktohet një përgjegjës, dhe statusi i saj mund të ndiqet deri në zgjidhje.

Shkoni te Settings në profilin tuaj dhe zgjidhni opsionin "Ndrysho Fjalëkalimin." Ndiqni udhëzimet për të ruajtur një fjalëkalim të ri.

Optimizoni menaxhimin tuaj

Eksploroni funksionalitetet e avancuara të LineDesk. Zbuloni mundësitë për raportime të personalizuara, menaxhim të aseteve, dhe automatizim të proceseve për të përmirësuar efikasitetin operacional.

Po, mund të përdorni opsionin e filtrimit te Tiketat, ku mund të zgjidhni kategori specifike, prioritetin ose statusin e tyre.

Shkoni te menuja Raportet dhe zgjidhni kategorinë për të cilën dëshironi një raport (p.sh., Tiketat ose Asetet). Mund të personalizoni raportet sipas kohës dhe llojit të incidentit.

Po, gjatë krijimit ose përditësimit të një tikete, mund të caktoni prioritete si "Urgjente," "E Mesme" ose "Normale."

Përmes menusë Asetet, mund të krijoni kategori të reja, të shtoni asete dhe të përditësoni statusin e tyre. Gjithashtu, mund të menaxhoni vendndodhjet dhe veprimet e tyre.

Po, LineDesk mbështet automatizimin përmes parametrave të caktuar, si përditësimi i statusit të tiketave dhe njoftimet për incidentet.

 

Mbështetje gjithëpërfshirëse për ju

Merrni ndihmën e nevojshme për çdo problem teknik. Qendra e Mbështetjes është këtu për t’ju ofruar udhëzime, rikthim të të dhënave, dhe ndihmë në personalizimin e platformës për nevojat tuaja.

Mund të kontaktoni ekipin e mbështetjes përmes email-it në contact@line-desk.com ose përmes menusë Qendra e Mbështetjes në platformë.

Po, LineDesk ka funksionalitetin për rikthimin e të dhënave të fshira. Shkoni te Settings dhe zgjidhni opsionin "Rikthim të Dhënash."

Po, LineDesk ka funksionalitetin për rikthimin e të dhënave të fshira. Shkoni te Settings dhe zgjidhni opsionin "Rikthim të Dhënash."

LineDesk ofron manuale dhe video udhëzuese në seksionin Qendra e Mbështetjes, si dhe mund të kërkoni një sesion trajnimi me ekipin tonë.

Po, mund të kontaktoni mbështetjen për personalizime specifike sipas nevojave të kompanisë tuaj. Thjesht shkruani një kërkesë përmes Qendra e Mbështetjes.